Vedat Muriqi ka shkëlqyer në fitoren e Kosovës ndaj Qipros. Ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.
“Po mundohem të jap maksimumin gjithnjë për Kombëtaren time. Kisha fatin, shënova. Jam i lumtur për golat dhe për fitoren si ekip”, ka theksuar Muriqi. “Me performancën në klub ftohem këtu, ndërsa paraqitjet këtu përcjellen atje”.
Muriqi ka pasur telashe me temperaturën e ultë, pas ardhjes nga Mallorca e ngrohtë në Prishtinë. Por thotë se ishte e rastit.
“Kosova është vendlindja jonë, është ma e bukur se Mallorca”, thotë sulmuesi.




























