Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka kërkuar nga ylli i Kosovës, Milot Rashica, që të angazhohet më tepër në sulm.

Rashica në 11 ndeshjet e fundit në Bundesligës nuk ka realizuar gol.

“Ai momentalisht nuk është brenda aksioneve ofensive siç do të donim. Miloti duhet të punojë më tepër”, ka thënë Kohfeldt.

Sidoqoftë, trajneri ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të furnizojnë Rashicën me topa diagonal.