Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë për muajin shtator tek Arsenali. Kështu ka njoftuar klubi anglez të hënën. Xhaka ka marrë 83 % të votave për paraqitjet e tij gjatë muajit të kaluar. Ai luajti të gjitha tri ndeshjet e muajit të kaluar, ndërsa në dy prej tyre mbajti shiritin e kapitenit. “Graniti është duke luajtur më i avancuar këtë sezon dhe ka rënë në sy duke krijuar nëntë raste shënimi dhe kompletoi 143 pasime.
Por, ai gjithsesi tregoi aftësitë e tij mbrojtëse duke rifituar 20 herë topin dhe duke fituar nëntë duele. Shtatori ka qenë muaji i Xhakës, i cili festoi ditëlindjen e 30-të këtë javë”, shkruan në njoftimin e Arsenalit. Xhaka këtë edicion ka shënuar dy gola në nëntë ndeshje. Ndërkohë ka kontribuar edhe me tri asistime.




























