Andreasa Christensen u dëmtua në përballjen e mbrëmshme ndaj Interit në Champions League, me lojtarin që ishte i detyruar të dilte nga fusha e lojës, pasi ndjente dhimbje në këmbën e majtë, ndërsa raportohet se ka ndryshur kyçin e këmbës.
Qendërmrojtësi danez tashmë do të jetë mungesa e radhës e Xavi Herndandez për ndeshjet e ardhshme, duke humbur kështu sfida të rëndësishme me katalanasit.
Sipas asaj që bëjnë të ditur nga “AS”, danezi pritet të jetë jashtë fushave për rreth 3 javë, ndërsa do iu nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit dhe kohën e saktë që i duhet për t’u rikuperuar.




























