Kosova do të luajë sot ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2024 në futsal kundër Ukrainës, transmeton VAR KOSOVA.

Ndeshja mes Ukrainës e Kosovës zhvillohet nga ora 18:00 dhe i takon xhiros së dytë të Grupit 11 të rundit kryesor (Main Round) të kualifikimeve për Botërorin 2024.

Kosova pësoi nga Holanda në Roterdam me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë.

Për Ukrainën është ndeshja e parë. Grupi përbëhet vetëm nga tri përfaqësuese.

Fituesi i grupit avancon në rundin elitë, ndërsa nga pozita e dytë sigurohet të paktën plejofi.