Ballkani është lider i grupit G në Conference League pas fitores historike në udhëtim ndaj Sivassporit, shkruan VAR Kosova.
Klubi i drejtuar nga Ilir Daja ka 4 pikë nga 3 ndeshjet e para, duke shënuar një fitore, një barazim dhe një humbje.
E veçanta e këtij grupi është 4 ekipet kanë nga 4 pikë, ndërkohë bilanci i tyre është identik, ku secili klub ka shënuar një fitore, një barazim dhe një humbje.
Edhe golaverzhi është në simetri perfekt, ku të gjitha ekipet kanë shënuar gola poaq sa kanë pranuar. Ballkani ka shënuar 7 gola, duke pranuar 7 të tjerë. Sivasspori 5 me 5, Slavia Prague 4 me 4 dhe CFR Cluj 2 me 2.


























