Garuesit nga Kosova kanë mbyllur garat në Kampionatin e Xhudos që po mbahet në Uzbekistan.

Distria fitoi medaljen e bronztë, ku mboshti izraeliten Gefen Primo.

Ndërkohë Loriana Kuka u eliminua sot me diskualifikim në rrethin e tretë nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.

Driton Kuka ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke thënë se Distria nderoi Kosovën, por Loriana Kuka nuk është në formën më të mirë fizike, teksa kritikoi Laura Fazliun dhe Flaka Loxhan si dhe drejtuesit e shtetit, të cilët nuk përshëndetën këtë sukses të Distrias.

Statusi i plotë:

Botërori i xhudos për 2022 përfundoj për ekipin tonë!
Distria 52 kg ndërroj kategorinë pas Olimpiadës dhe fitoj medalje edhe në Evropian edhe në Botëror.
Ishte në krye të detyres dhe Kosovës po i vjen fal saj medalja e radhës nga Botërori!
Loriana 78 kg sot shënoj një fitore dhe mandej pësoj humbje dhe realisht forma e saj ka ngritje por ende është te 70 % i formës si shkak i lëndimit në fillim të vitit por shpejt besoj do vij në nivelin e saj.
Por normalisht me përkushtim në stërvitje e me qëllim e dedikim më të madh drejt Olimpiades.
Laura Fazliu 63 kg sivjet arriti titullin e nënkampiones Evropiane dhe prej asaj gare si duket vetëkënaqësia e medaljes nuk po e len të koncentrohet nê gara tjera!
Ana e saj taktike shumë e padefinuar dhe pothuajse shumë pak punon në këtë drejtim,kjo tregon që duhet ndrruar qasjen urgjent!
Humbi me një diskualifikim të çuditshëm por me garuese të atij niveli sduhet lejuar të ndodhin aksione me rrezik!
Flaka Loxha 57 kg performoj jo mirë dhe realisht niveli i saj për një Botëror ende ska arrit ku duhet,anën fizike e ka të mirë por i mungojnë gjuajtjet në këtë nivel,problem që e potencojmë çdo stërvitje në sparing në klub por ende ska ecje para.
E fare në fund medalja e Botërorit fare pak u përshëndet nga njerëzit kompetent të shtetit tonë e besa,asnjë intervistë se pava të Distrias në media pos info nga gara!
Po mendoj po të vinte medalja Botërore nga ndonjë sport tjetër si do reagohej!?
Kaq për sot …
Një ditë të mirë