Futbollisti i Juventusit, Douglas Costa më shumë ka qëndruar në spital se në fushë.
Krejt kjo për shkak të lëndimeve të shpeshta, të cilat e kanë shtyrë të mendojë për pensionim.
“Ka disa momente kur mendoj: ‘A mund të luaj ende?.“Kjo sepse hyj në fushë dhe lëndohem sërish. Pastaj, kur e shikoj në televizion, më kujtohet se ky është pasioni im dhe se unë ende mund të luaj në nivelin e lartë. Kjo më mban gjallë, e di që futbolli është i lehtë për mua. Nuk ka të bëjë asgjë me paratë apo të qenët i famshëm”, ka thënë Costa.
“Bëj shaka me Alex Sandron dhe i them se më shumë kam bërë skanime se ndeshje futbolli”, ka përfunduar ai.
Braziliani ka munguar 17 ndeshje këtë edicion për liderin e kampionatit italian dhe vazhdimisht ka vuajtur me lëndimet në muskuj dhe kofshë gjatë karrierës së tij.