Bayern Munichu do ta shkruajë historinë në Katar sa i përket pjesëmarrjes së lojtarëve në Kampionatin Botëror. Në turneun e Katarit që nis të dielën, Bayerni do të përfaqësohet me hiq më pak se 17 lojtarë, duke vendosur rekord të ri.
Rekordin e mëparshëm e mbante skuadra e Manchester Cityt, që i pati 16 lojtarë në Botërorin “Rusia 2018”.
Po ashtu, Botërori “Katari 2026” është i pari në të cilin përfaqësueset kanë në radhët e veta nga 26 lojtarë.




























