Pas përfundimit të ndeshjes Marok-Portugali, e cila çoi në eleminimin e “luzitanëve”, Ronaldo është larguar i përlotur nga fusha e lojës.
Maroku arriti të shkruante historinë duke u bërë ekipi i parë afrikan, i cili arrin në gjysmë-finalen e një Kupe Bote.
Ndërkaq, marokenët i dhanë fund “ëndrrës” së Cristiano Ronaldos, për të ngritur trofeun më presitgjoz në Botën e futbollit.



























