Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, e ka konfirmuar se Mario Balotelli do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, duke thënë se klubi është i zhgënjyer me sulmuesin italian.
Së fundmi u raportua në mediat italiane se Balotelli nuk kishte shkuar fare në stërvitje apo po ushtronte i ndarë nga bashkëlojtarët e tij.
“Ne e toleruam atë, disa herë e lejuam të stërvit me ritëm të ulët, jemi të zhgënjyer me të, mbase edhe ai do të jetë po ashtu” ka thënë Massimo Cellino.