Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka shprehur edhe njëherë admirimin e tij për Lionel Messin, i cili sipas teknikut gjerman është lojtari më i mirë i gjeneratës, transmeton VAR Kosova.
“Lojtari më i madh gjatë jetës sime është Lionel Messi. Mënyra se si luan futboll në këtë moshë na jep neve ide se sa gjatë mund të luajnë lojtarët në këtë nivel. Nuk duhet të mendojmë se përfundon shumë shpejt. Ishte kënaqësi ta shikoje atë” – u shpreh trajneri i Liverpoolit.

























