Liverpooli e nis keq sfidën me Leicester City-n në Premier League. Skuadra e Jurgen Kloppit u ndëshkua që në minutën e katërt nga Dewsbury-Hall, pas një sulmi model të “Dhelprave”.

Një qasje naive e mbrojtjes së Liverpoolit që u kap gafil në prapavijë, duke i dhënë mundësi kundërshtarit të dalë me tre sulmues përballë portierit.

E pabesueshme çfarë ndodhi në fundit e pjesës së parë, Faes shënon dy autogola në minutat 38′ dhe 45′, Liverpooli shkon në epërsi në pushimin mes pjesëve.

Ndërkohë në rrjete sociale ka shpërthyer gallata me batatua të ndryshme, ku njëra thoshte se trajneri i Leicesterit iu ka kërkuar lojtarëve të tij të ruhen nga Faesi dhe jo nga Salah.