Virgil van Dijk po përballet me një periudhë jashtë fushe për Liverpoolin pasi pësoi një dëmtim në kofshë ndaj Brentford.

Kapiteni i Holandës u zëvendësua nga Joel Matip në pjesën e parë ku po humbisnin me rezultatin 2-0. Klopp fillimisht tha se zëvendësimi ishte thjesht një masë paraprake, por kontrollet e mëvonshme tani kanë konfirmuar një dëmtim të kofshës për Van Dijk, i cili tani mund të humbasë kohë të gjatë, ku rrezikon edhe sfidën kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Vlerësimet e mëtejshme këtë javë do të japin një detajim më të qartë se sa kohë do të jetë holandezi jashtë fushës.