Vedat Muriqi ka regjistruar një asistim e një gol në ndeshjen e fundit me skuadrën e Mallorcas.
Mallorca të mërkurën mbrëma e eliminoi nga Kupa e Mbretit skuadrën e rangut të tretë të futbollit spanjoll, Pontevedran, pasi fitoi me rezultatin 2:0 si mysafir. Në të dy golat, protagonist ishte Muriqi dhe sulmuesi tjetër, Abdon Prats.
Prats i asistuar nga Muriqi, shënoi në vazhdime në minutën e 97-të.Muriqi shënoi vetë më pas në minutën e 104-t. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të. Koha e rregullt u mbyll 0:0.
Mallorca tani do të luajë në fazën e 1/8 së Kupës së Mbretit.




























