Al-Nassr shiti 28 mijë bileta për ndeshjes që e zhvillon sot kundër Al Taee nga ora 16:00.

Është hera parë që i shet gjitha biletat këtë sezon.Por, shikuesit e skuadrës arabe nuk do të mund ta shohin Ronaldon në fushë.

Superyllit portugez i është shtyrë debutimi.

Siç shkruan “Daily Mail”, Ronaldo është i suspenduar me dy ndeshje për thyerje të telefonit të një të riu pas ndeshjes që Manchester United e pati luajtur kundër Evertonit m 9 tetor.

Dhe, rregulloret e FIFA-s thonë se çdo sanksion disiplinor deri në katër ndeshje që i është shqiptuar nga një federatë dhe nuk është i përfunduar, të bartet te federata e re pas transferimit.