Futbollisti shqiptar i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, ka zënë vend në formacionin më të mirë të elitës së futbollit të Arabisë Saudite për vitin 2022.
Futbollisti i krahut të majtë pati paraqitje shumë të mira me fanellën e Al-Ahlyt dhe në muajin gusht u transferua te Fenerbahçe në formë huazimi.
Pavarësisht se luajti në vetëm gjashtë muajt e parë të vitit në Arabinë Saudite, ai ka notën 7.19, shkruan “ekipa.mk”.
Në fund të sezonit, ai pritet të rikthehet tek Al-Ahly.
Ka informata se ai mund të largohet që në afatin kalimtar të dimrit, edhe pse Fenerbahçe është i vendosur ta blejë kartonin e tij përfundimisht.



























