Futbollisti nga Kosova, Albert Ejupi, luan te skuadra Varbergs Bois, e cila nga ky edicion do të luajë në elitën e futbollit suedez.
Ejupi luan në pozitën e mesfushorit defanziv, por di të realizojë super-gola, kryesisht nga distanca.
Ejupi po kërkohet prej klubeve të ndryshme evropiane, pas suksesit me Varbergsin në fund të vitit të kaluar, ku realizoi 4 gola e 1 asistim në 29 ndeshje të sezonit.
Për KTV-në ka thënë se ëndërron që te veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës, tek e cila ishte grumbulluar vetëm një herë me grupmoshën U21, kurse më pas më nuk ka pasur kontakt me “Dardanët”.