20 anëtarët e dy kategorive të para të Zvicrës kanë votuar të premten për të rifilluar edicionin, që është pezulluar herët në mars për shkak të koronavirusit.

Kështu Liga profesionale e futbollit të Zvicrës (SFL) bëhet e fundit që cakton datën e rifillimit. 

Superliga dhe Challenge League do të vazhdojnë më 19 qershor dhe do të kompletohen më 2 gusht.

Të gjitha ndeshjet luhen pa shikues.

Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Idrizi Voca, Mirlind Kryeziu, Edon Zhegrova, e shumë shqiptarë tjerë, do të rikthehen në fushë.

“Më në fund futbolli po kthehet në Zvicër. Jemi falënderues për këtë”, ka thënë Pajtim Kasami.