Duket se Arsenali ka humbur ritmin e fitoreve.

Topcinjtë janë ndalur sërish në Premier League këtë herë ndaj Brentford, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1.

Pas një pjese të parë pa gola, të besuarit e Arteta gjetën golin me blerjen e re, Trossard 66′, por miqtë barazuan shpejet me Tonet 74′.

Kjo fitore e mban ende Arsenalin në vendin e parë me 51 pikë, 6 më shumë se Man City ndjekësi më i afërt.

Xhaka u vlerësua me notën 6.7 nga Whoscored.