Pas disa refuzimeve, Leeds United është shumë pranë Steven Gerrard.

Pas shkarkimit të Jesse Marsch klubi ende nuk ka gjetur pasuesin e tij dhe kjo për shkak të formës së skuadrës, ndërsa Gerrard, sipas medieve britanike, është i gatshëm të marrë drejtimin e Leeds.

Ish-kapiteni i Liverpool është i papunë nga tetori vitit të kaluar, kohë kur u largua nga Aston Villa dhe gjatë kësaj jave pritet që palët të vendosin për të ardhmen.