Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një formë të mirë me klubin e Lille, transmeton VAR Kosova.

Së fundi, klubi Lille ka postuar një video ku shihet kontrolli magjik i topit nga Edon Zhegrova, i cili “qetëson” një top të gjatë me gjokës.

Video është përcjell me pyetjen “Vlerësoni këtë kontroll të Edon Zhegrovës nga 1 deri në 10”.