Drama e ish-kapitenit të Milanit, e ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ka prekur jo pak njerëzit në Itali dhe mbarë botën.
I biri, Alessandro është diagnostikuar me diabet të Tipit 1. Kjo është sëmundje e pashërueshëm dhe e gjithë familja e Ambrosinit kujdesen që ta ndihmojnë për ta mbajtur nën kontroll.
“Prej 6 muajsh, jeta ime dhe ajo e familjarëve të mi ka ndryshuar, për shkak se djali im i vogël, Alessandro është diagnostikura me diabet të Tipit 1. Deri në këto momente, kjo është një sëmundje e pashërueshme. Ne duhet t’i mbajmë gliceminë nën kontroll gjatë gjithë ditës, si dhe t’i injektojmë insulinë disa herë”, tha Ambrosini.



























