Gazeta britanike The Sun ka bërë një parashikim sesi do të jetë formacioni i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm.
Anglezët mendojnë se rreth 70% e skuadres së Realit nuk ndryshon sezonin tjetër sidomos e gjithë mbrojtja që tregon stabilitet por edhe mesfusha.
Portieri Courtois, Varane, Ramos, Marcelo dhe Carvahal janë të paprekshëm. Po ashtu dhe Casemiro përpara mbrojtjes me Toni Kroos.
E sa u përket transferimeve, The Sun shkruan se i pari mund të afrohet Paul Pogba.
Spanjollët duan t’i japin një tjetër shans Eden Hazard që do të jetë përsëri pikë referimi sezonin tjetër por 2 goditjet e tjera të mëdha do të jenë Haaland si sulmues i parë dhe Kylian Mbappe.