Reprezentuesi maqedonas Arijan Ademi ka nënshkruar zyrtarisht kontratën me klubin kinez Beijing Guan, e cila do të hyjë në fuqi më 20 mars.

Dinamo e Zagrebit do të marrë një milion euro dëmshpërblim dhe Ademi në tre sezonet e ardhshme do të fitojë më së shumti që sipas rregullave aktuale kineze mund të marrë një lojtar në ligën kineze – 1.650.000 euro në sezon.

Ademi duhet të luajë ndeshjen e lamtumirës për Dinamon më 19 mars, kur Rijeka do të vizitojë Zagrebin. Një ditë më vonë Ademi do të jetë lojtar i Beijing Guan.

Kapiteni i Dinamos largohet nga “Maksimir” pas 11 vitesh.