Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, nuk ka arritur të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.
Bayern Munich ka arritur të shënojë 5 gola kundër Fortuna Dusseldorf.
Fillimisht Joergensen shënoi në portën e tij për rezultatin 1-0. Pastaj mbrojtësi francez Pavard për 2 me 0.
Goli i tretë erdhi nga Lewandowski, i cili deri më sot, nuk i kishte shënuar asnjëherë ekipit të Valon Berishës.
I njëjti shënoi përsëri dhe golin e fundit e shënoi mbrojtësi Davies.
Bayerni është bërë ekipi i parë në histori të Bundesligës që shënon mbi 85 gola në 29 gjiro.
Rezultatet e ndeshjeve tjera në Bundesligë: