Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se të gjithë lojtarët, përfshirë Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Andi Zeqirin, do të udhëtojnë në Serbi për t’u përballur me Bjellorusisë.
“Nuk ka qenë kurrë një diskutim. Të gjithë lojtarët duan të ndihmojnë ekipin dhe do të udhëtojnë në Serbi”, ka thënë Yakin.
Ka pasur shumë pikëpyetje nëse Xhaka e Shaqiri do të luajnë ndaj Bjellorusisë, meqë ndeshja do të zhvillohet në Novi Sad.
Ndërkohë pjesë e kombëtare helvete nuk do të jetë Ardon Jashari i cili nuk është grumbulluar për dy ndeshjet e këtij muaji për Zvicrën pasi do të jetë pjesë e Kombëtares U21.




























