Boksieri shqiptar Bernardin Jakaj e ka regjistruar mbrëmë një fitore speciale në boksin profesionist.
Jakaj e mposhti boksierin serb, Marko Nikolic në meçin e zhvilluar të Austri, në përvjetorin e 24-t të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, shkruan “Gazeta Express”.
“Shqiponja shqiptare” e dominoi meçin dhe ia doli ta rrëzonte kundërshtarin njëherë në dysheme, por ky i fundit nuk u dorëzua dhe qëndroi deri në fund.
Fituesi pastaj u përcaktua me vendim unanim të gjyqtarëve.
E sot, boksieri serb e ka postuar sot një fotografi të tij në rrjetet sociale, duke shkruar “Mirëmëngjesi”, duke ia përcjellë asaj edhe një zemër.




























