Edon Zhegrova është në qiellin e shtatë pas paraqitjes fenomenale me Lillen ndaj Lorientin.

Ylli kosovar i shënoi dy gola në minutat e fundit të lojës për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.

Por, futbollisti ofanziv nuk e harron asnjëherë Kombëtaren e Kosovës, me të cilën e shënoi një gol disa ditë më parë, i cili fatkeqësisht nuk ishte i mjaftueshëm për “Dardanët”.

“Ekipi kombëtar është gjithmonë në zemrën time. Jam mjaft krenar që luaj për Kombëtaren, e shënova një gol gjatë angazhimit të fundit. Për mua, është e rëndësishme që një lojtar ta ndërroj mjedisin, sepse jemi gjithmonë në Lille. Është gjithmonë ndjenjë e mirë të jesh në gjendje t’i shohësh familjen dhe miqtë përsëri. Kjo më bën të lumtur”, u shpreh Zhegrova në një intervistë me “le11hdf.fr”, përcjell “Gazeta Express”.

Ai ndihet më së miri kur luan në krahun e djathtë, si në Lille, ashtu edhe tek Kosova, por thotë se, varësisht prej nevojës dhe kërkesës së trajnerit, mund të zhvendoset edhe në të majtë.