Arsenali do të luajë këtë fundjavë sfidën kundër Liverpoolit, e cila mund ta vendos rrjedhën e titullit kampion në Angli, transmeton VAR Kosova.

Liverpooli nuk është duke kaluar një sezon të mirë por kjo nuk do të luajë shumë rol sipas Xhakës në sfidën e së dielës.

“Nuk ka rëndësi se si po shkon sezoni i tyre – ata janë gjithmonë një ekip i rrezikshëm dhe, në Anfield, një ekip shumë i vështirë për t’u përballur. Ne kemi besim të mjaftueshëm për të fituar edhe atje. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë. Kjo është arsyeja pse ne po shkojmë atje, kështu që le të shohim nëse mund t’i marrim tre pikët”.

Xhaka po ashtu theksoi se nuk janë duke shikuar ecurinë e Manchester Cityt, rivalit kryesor për titull por vetëm ndeshjet e veta.

“Nëse jam i sinqertë, ne po shikojmë veten [jo Man City]. Ne kemi gjithçka në duart tona – nëntë ndeshje për të përfunduar sezonin” – përfundoi ai.