Vedat Muriqi ka qenë protagonist në trillerin Real Valladollit – Mallorca, e cila përfundoi 3-3, transmeton VAR Kosova.

Sulmuesi kosovar shënoi dy herë, fillimisht duke barazuar rezultatin 1-1 e pastaj në minutën e fundit, duke “shpëtuar” Mallorcan nga disfata (3-3).

Goli i parë erdhi me kokë pas një harkimi nga Maffeo ndërkohë goli i dytë nga pika e bardhë.

Vedat Muriqi tashmë ka 12 gola në LA Liga.