Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka treguar se ishte i sëmurë me koronavirus një natë para ndeshjes kundër Valencias në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, ai nuk kishte pranuar të shkonte në spital pavarësisht se ishte ndier keq.
“Jam ndier i sëmurë ditën para ndeshjes me Valencian, pastaj pasdite kur u zhvillua ndeshja u ndjeva edhe më keq” tha Gasperini.
Bergamo ishte njëra prej epiqendrave të pandemisë në Itali dhe shumë ekspertë thonë se ndeshja e 1/8 së finales në San Siro ishte ndër shkaktarët kryesorë të shpërndarjes së virusit, pasi 40 mijë persona e kishin vizituar Milanon atë ditë, për ta festuar rezultatin historik 4:1.