Ka filluar procesi gjyqësor për vdekjen e legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona, në Buenos Aires më 25 nëntor të 2020-s, pas një sulmi akut pulmonar, të shkaktuar nga dështimi kronik i zemrës.

Raportohet se tetë persona akuzohen për vrasje nga pakujdesia, e cila dënohet me 8 deri në 25 vjet burgim. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të fillojë gjyqi.

Neurokirurgu Leopoldo Luque , psikiatri Agustina Cosachov dhe gjashtë punonjësit e tjerë shëndetësorë të akuzuar për vdekjen e Diego Armando Maradona do të gjykohen me akuzën e kryerjes së një “vrasjeje të thjeshtë”.

Ata janë pjesë e grupit që e shoqëroi Maradonën muajt e fundit gjatë shtrimit të tij në spital.