Pep Guardiola do të luajë gjysmëfinalen e tij të dhjetë të Ligës së Kampionëve si trajner, pas kualifikimit të nbrëmshëm në këtë raund. Real Madridi e pret në gjysmëfinale, skuadra që e ndau nga finalja e madhe edhe edicionin e kaluar.

Diçka për të cilën trajneri nga Santpedor është shumë i vetëdijshëm: “Të gjitha skuadrat kanë ndjenjën që, nëse doni të fitoni Ligën e Kampionëve, duhet ta mundni Real Madridin. Më parë ishte Barcelona, tani është Real Madridi”.

Gjysmëfinale të tjera – “Real Madridi ka qenë në 11 gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në 13 vitet e fundit. Ne kemi qenë në 3 gjysmëfinale…”

Detyrimi për ta fituar Championsin – “E rëndësishme është të provosh, jo të fitosh. Nëse provon, ndoshta një ditë do të kesh fat”.