Kolegji i Garancisë së Sporteve e ka shtyrë verdiktin në lidhje me ankimimin e Juventusit për penalizimin me minus 15 pikë për shkak të shpërdorimit të financave.

Pas një mbledhje që zgjati për tre orë të mërkurën, nuk ka pasur vendim në lidhje me penalizimin e pikëve.

Në rast se Juventusit i rikthehen 15 pikët e suspenduara, atëherë ata do të ngjiten menjëherë në vendin e tretë në tabelë.