ROME, ITALY - NOVEMBER 20: Luis Alberto of SS Lazio shoots at goal but misses during the Serie A match between SS Lazio and Juventus at Stadio Olimpico on November 20, 2021 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“Pikët iu kthyen Juventusit? Nga pikëpamja juridike nuk jap mendime, nuk kam njohuri dhe aftësi. Nga pikëpamja sportive, kampionati është i deformuar. Sepse nëse e mbani një renditje për tre muaj dhe më pas thoni “më falni, tani renditja ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë përsëri”, kjo nuk është mirë”.

Kështu Maurizio Sarri në konferencën për shtyp pas humbjes së Lacios së tij ndaj Torinos ndërhyn për çështjen gjyqësore të Juventusit: “Shpresoj që dikush nga drejtësia sportive të ketë shijen e mirë për të dhënë dorëheqjen, sepse nuk funksionon kështu”.