Arijon Ibrahimovic është një nga lojtarët më premtues të Bayern Munich, transmeton VAR Kosova
Mesfushori 17 vjeçar me tipare sulmuese është pjesë e skuadrës së parë nga 1 janari, ku edhe nënshkroi kontratë profesionale me kampionët e Gjermanisë.
Këngtari shqiptar që bën karrierë në Gjermani, Azet, e ka postuar një fotografi me Ibrahimovic me përshkrimin “Superylli i ardhshëm i futbollit”. Këtë fotografi, Azet e ka përcjell me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Ibrahimovic, i cili është me origjinë nga Kosova, aktualisht është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U18, ku në 3 ndeshje ka shënuar 2 gola.




























