Borussia Dortmund ka fituar si skuadër mysafire dhe ka dhuruar spektakël.

Skuadra Paderborn ka pranuar 6 gola nga Dortmund dhe ka shënuar vetëm 1.

Ylli anglez, Jadon Sancho ka luajtur nga fillimi dhe ka shënuar 3 gola në këtë ndeshje, që ishte edhe hat-tricku i parë në karrierë.

Sancho është bërë futbollisti i më i ri në histori të Bundesligës që i shënon 30 gola.

Pas realizimit të golit të parë, ai ka festuar me mesazhin “Drejtësi për George Floyd”, në përkrahje të protestave kundër racizmit.

Golat e tjerë për Dortmundin i shënuan Hazard, Hakimi dhe Schmelzer, kurse për vendasit nga pika e bardhë ka shënuar Huenemeier.

Më poshtë mund t’i shihni të gjithë golat e shënuar në këtë ndeshje.