Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Çikalleshi, po vazhdon me efikasitet në Arabinë Saudite. Çikalleshiu të martën shënoi gol në fitoren 2:1 të Al Khaleejit ndaj Al-Ettifaq. Ndeshja i ka takuar xhiros së 25-të të elitës së Arabisë Saudite.
Çikalleshi shënoi nga penalltia në minutën e 34-t.
32-vjeçari ka 8 gola e një asistim në 23 paraqitje këtë edicion, vetëm 4 më pak se Cristiano Ronaldo që ka 12.

Ndërkohë dy golashënuesit më të mirë të ligës së Arabisë Saudite këtë sezon janë Abderrazak Hamdallah me 18 gola dhe Odion Ighalo po ashtu me 18 gola.