Xherdan Shaqiri nuk është duke kaluar momente të mira në karrierë, transmeton VAR Kosova.
31 vjeçari nga Zhegra e nisi sezonin e ri në MLS i lënduar, ndërkohë tani duket se ka humbur pozitën e titullarit te Chicago Fire.
Sipas gazetarit të njohur, Alex Calabrese, Xherdan Shaqiri ka humbur pozitën e titullarit ndaj Brian Gutiérrez, 19 vjeçar amerikan i cili është në sezonin e tij të katërt me klubin.
“Brian Gutierrez tashmë zyrtarisht ka lënë në bankë Xherdan Shaqirin” – shkroi ai në llogarinë e tij personale në Twitter.




























