Arsenali do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League. Skuadra ka nevojë për përforcime, sidomos në prapavijë.
Drejtuesit e klubit londinez po ndjekin me interes një kroat. Josip Sutalo luan me Dinamon e Zagrebit, ndërkohë që është edhe pjesë e kombëtares kroate.
23-vjeçari shtatlartë, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 20 milionë euro, pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.



























