Jude Bellingham do t’i bashkohet Real Madridit në verë.

Mesfushori anglez do të jetë një aset shumë i rëndësishëm për ‘Los Blancos” për edicionet në vijim.

Mediat spanjolle kanë zbuluar edhe detaje nga kontrata e tij me madrilenët.

Bellingham do të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare me Real Madridin dhe do ta bëjë atë futbollistin e dytë më të paguar në klub me rreth 400 mijë euro në javë.

Më i paguari është belgu Eden Hazard, që përfiton rreth 430 mijë euro në javë.