Juventus është penalizuar me 10 pikë, një vendim i marrë nga Gjykata Federale e Apelit në kuadër të procesit për çështjen e fitimeve kapitale.

Kolegji Garantues Coni e kishte kthyer topin në gjykatën federale, e cila duhej të shprehej me dënimin përfundimtar, i cili mbërriti sot. Në këtë pikë, renditja në Serie A dhe Juve, të cilët duhen të përballen sot në mbrëmje me Empolin, ndryshojnë në mënyrë drastike me dy ndeshje të mbetura në kampionat.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për “Sky Sport” rreth dënimit prej 10 pikësh në renditje për Juventusin dhe jo vetëm.

A ka ndikuar vendmi i ri i Juventusit në kampionat?

“Nuk ishte një situatë e lehtë për t’u menaxhuar, kjo ndikon shumë në motivimin e lojtarëve, sidomos pas një informacioni të marrë para një sfide. Sa më shpejt të ketë qartësi, aq më mirë është për të gjithë.”

Kualifikimi për në Champions League sezonin e ardhshëm?

“Kënaqësi e madhe, rezultat i një pune të madhe të bërë nga trajneri, lojtarët dhe klubi që na ka vënë në pozitë të kemi një ekip të nivelit të lartë. Kemi bërë një kampionat me shumë momente pozitive dhe disa herë jo, por është pjesë e rritjes së një ekipi në proces.”

Renditja e re e Serisë A

Napoli 86

Lazio 68

Inter 66

Milan 64

Atalanta 61

Roma 60

Juventus 59* (-10)

Monza 52

*një ndeshje më pak.