Igli Tare ka paralajmëruar largimin e tij nga skuadra e Lazios me të përfunduar edicioni aktual, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.
Tare prej vitit 2009 e ka mbajtur rolin e drejtorit sportiv te Lazio, ndërsa ka thënë se ka ardhur koha të largohet nga klubi pas një kohe të gjatë në këtë post.
Atij i skadon kontrata me Lazion këtë verë, ndërsa në Itali ka qenë tejet i vlerësuar për punën që e ka bërë me transferimet e qëlluara. Tare ka merita të mëdha këtë edicion pasi Lazio siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndërsa nuk dihet se ku do ta vazhdojë punën e tij.
Së fundmi, është raportuar se ka shumë skuadra të interesuara për Taren, përfshirë këtu edhe Juventusin që është në kërkim të një drejtori sportiv.



























