Futbollisti kosovar, Eros Grezda, ka treguar pse e ka rrahur Antonio Çolakun e Rijekës.

Grezda tha se nuk lejon të fyhet në bazë kombëtare.

Reagimi i plotë i tij:

Më vjen shumë keq që e gjeta veten në qendër të vëmendjes së mediave, veçanërisht në kontekstin e gjithçkaje që ndodhi më parë në fushë, gjatë ndeshjes me Rijekën. Ne ishim të gjithë të irrituar me gjykimin e ndeshjes dhe mënyrën se si na u mohua të jemi në finale Nuk mund të qëndrojmë të heshtur, kur para nesh u bë padrejtësia.

Unë jam i ndjeshëm kur ofendohem në baza personale, por edhe kombëtare. Provokime kishte gjatë lojës, por edhe jashtë stadiumit tek autobusi. Colak më ka provokuar kur unë po bëhesha gati të futem në autobus. Unë kam jetuar në Kroaci për shumë vite, unë i përmbush të gjitha detyrimet e mia dhe unë paguaj taksat këtu, dhe gjëja e fundit që meritoj është të më fyej dikush në bazë kombëtare.

Prandaj, do të ndërmarr të gjitha hapat e duhur juridikë, në përputhje me rrethanat, për të mbrojtur nderin dhe reputacionin tim.

Ndryshe, 25-vjeçari rrezikon shumë dhe pritet të dënohet nga Komisioni i Disiplinës.