Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosova – Rumania, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 16 qershor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.

Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.