Kreu i Federatës së Futbollit në Itali, Gabriele Gravina, shpreson që disa tifozë të lejohen të kthehen në stadiume për të parë ndeshjet në Serie A para fundit të sezonit aktual.
Në Itali, futbolli do të rifillojë më 20 qershor, por njëjtë si ligat e tjera evropiane, ndeshjet në Serie A do të zhvillohen me dyer të mbyllura.
“Është një dëshirë dhe unë sinqerisht shpresoj të ndodh një gjë e tillë”, ka thënë Gravina.
Ai ka shtuar se lejimi i tifozëve në stadiume, do të ishte edhe një shenjë shprese për shtetin Italian, që u godit në masë të madhe nga koronavirusi.
Skuadrat në Serie A, do të luajnë dy herë në javë kur të rinis sezoni i pezulluar për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19.