Bernardo Silva mund të nisë një sezon të ri në kampionatin e Arabisë Saudite.

Sipas Marca, një marrëveshje që përfshin mesfushorin e Manchester City është afër finalizimit. Klubi për të cilin do të luajë portugezi nuk bëhet i ditur.

Më herët u raportua se 28-vjeçari do të dëshironte të qëndronte në Evropë, por ishte i gatshëm të shqyrtonte çdo opsion.

Silva është te Man City që nga viti 2017. Në Premier League 2022/23, ai luajti 34 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe 5 asistime.