Lojtarët e Zvicrës U21 u mposhtën në duelin e fundit të fazës grupore në Grupin D të Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjeorgji dhe Rumani. Zvicra U21 me shumë shqiptarë në skuadër, u mposht 4:1 nga Franca.
Megjithatë, futbollistët e përfaqësueses helvetike qëndruan në fushë për ta pritur edhe përfundimin e duelit tjetër të grupit, atë mes Italisë U21 dhe Norvegjisë U21. Portieri Amir Shaipi, mesfushorët Ardon Jashari dhe Kastriot Imeri, si dhe Bledian Krasniqi i inkuadruar në minutën e 86-të, me bashkëlojtarët e tjerë të ekipit, po e shikonin në pjesë të ndryshme përfundimin e duelit tjetër.
Fitorja e norvegjezëve 1:0 ndaj italianëve, ka bërë që Zvicra të kalojë në çerekfinale të garës. Amine Gouiri shënoi për francezët në minutën e 16-të.




























