Në fillimin e pandemisë, Pajtim Kasami dhe tetë bashkëlojtarë të tij në FC Sion e morën një mesazh të papritur në Whatsapp nga drejtuesit e klubit.
Kjo pasi ata e kishin vënë në pikëpyetje kërkesën e klubit për t’i suspenduar pagat e lojtarëve gjatë krizës së koronavirusit.
“Mendoj se pati mungesë komunikimi mes klubit dhe meje. Neve na ishte thënë në Whatsapp se duhej të pajtoheshim të na ulej paga, ne nuk biseduam individualisht” ka thënë Kasami.